Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndodhet në Riga për të marrë pjesë në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, organizuar nga Parlamenti i Letonisë dhe Parlamenti i Ukrainës, në kryeqytetin e Letonisë, Riga.

Pasditen e sotme Kryetarja Spiropali zhvilloi një takim me Kryetaren e Parlamentit të Letonisë Daiga Mierina.

Spiropali dhe Mierina diskutuan mbi marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Letonisë dhe mundësitë e zgjerimit të tyre në fushën e ekonomisë, tregtisë, transportit, mbrojtjes, zhvillimit teknologjik e digjitalizimit, turizmit dhe në fusha të tjera.

8e1637f6 Dd99 47f7 Afad 5632da3b33d5
8e1637f6 Dd99 47f7 Afad 5632da3b33d5

Shqipëria dhe Letonia janë partnerë në NATO dhe në kontributet për mbrojtjen e sigurisë, paqes dhe lirisë së kombeve. Shqipëria dhe Letonia, do të vijojnë mbështetjen e palëkundur për Ukrainën, për sigurinë, kthimin e rendit ndërkombëtar, për një paqe të drejtë të qëndrueshme.

Duke e falenderuar Kryeparlamentaren letoneze për mbështetjen për integrimin europian të Shqipërisë, (Letonia është i pari vend anëtar i BE-së që ratifikoi Marrëveshjen e Stabilizim-Acociimit me vendin tonë), Spiropali shprehu besimin se kjo mbështetje do të vijojë edhe pas mbajtjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri në 15 tetor dhe çeljes së negociatave për grup-kapitujt “Themelorët”.

682f5fc2 4384 454d Ad98 358dff2ff147
682f5fc2 4384 454d Ad98 358dff2ff147

Shqipëria, nënvizoi Spiropali do të vijojë reformat demokratizuese dhe integruese, duke u përgatitur për mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare dhe mirëpresim ekspertizën e Letonisë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

Shqipëria është një protagoniste e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal dhe Kryetarja Spiropali vlerësoi politikat dhe qasjen konstruktive të Letonisë për Ballkanin Perëndimor, për nxitjen e bashkëpunimit mes shteteve, institucioneve dhe njerëzve në rajon.

033d3120 1a2c 4da6 A303 E48c3371c342
033d3120 1a2c 4da6 A303 E48c3371c342

Letonia është mes vendeve të para që kanë njohur Kosovën dhe Kryetarja Spiropali shprehu bindjen se mbështetja për Kosovën do të vazhdojë.

Spiropali dhe Mierina diskutuan edhe për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, në të gjitha nivelet, në nivel Kryetarësh të Parlamenteve, Grupeve të Miqësisë, Komisioneve Parlamentare fhe deputetëve, duke përcaktuar si prioritet të këtij bashkëpunimi përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

5a99d9cd 45fe 44b2 9f86 F6cfb533375b
5a99d9cd 45fe 44b2 9f86 F6cfb533375b

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb