Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të mërkurën shteteve që po marrin pjesë në samitin BRICS në Kazan të Rusisë, që t’i kërkojnë presidentit rus, Vladimir Putin, t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Më shumë se 20 liderë, përfshirë Putinin, presidentin kinez, Xi Jinping, kryeministri e Indisë, Narendra Modi dhe presidentin e Iranit, Mahud Pezeshkian, janë duke e ndjekur samitin, raporton Reuters.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, dënoi “keqpërdorimin e Rusisë” në kryesimin e saj të grupit, duke vënë në dukje se ka një urdhërarrest për liderin rus.

“Ne besojmë se të gjithë pjesëmarrësit e samitit në Kazan do ta përdorin këtë ngjarje për t’i bërë thirrje Putinit edhe një herë që të përfundojë menjëherë luftën kundër popullit ukrainas”, ka deklaruar Stano.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: