Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, duke folur pas protestës sensibiluzese që deputetë të opozitës zhvilluan në Strasburg, para Parlamentit Europian, tha se zhvillimet në Shqipëri janë konsideruar të paperceptueshme për miqtë që kemi takuar në BE.

Bardhi tha se gjatë takimeve të zhvilluara kemi informuar me fakte dhe prova që kanë surprizuar bashkëbiseduesit mbi zhvillimet në Shqipëri.

“Ne presim atë që e kemi thënë me zë të lartë një mbështetje të PE për Shqipërinë,që proceset integruese të bazohen në merita, ndërsa ky proces u bllokua nga Edi Rama për 12 vite”, tha Bardhi.

Ai tha se situata në Shqipëri do të monitorohet më nga afër nga Parlamenti Europian.

“Nuk duhet harruar fakti se ky ka qenë një vit zgjedhor edhe për vetë PE, do duhet të kemi në konsideratë edhe zhvillimet globale, por u suprizuan se si një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe një vend anëtar i NATOS po shkon drejt një shteti autokrat, drejt një shteti personal. Rama po ndjek modelet më të shëmtuara në glog: shtet personal, shtet autokrat dhe po bën çdo përpjekje për të lënë vendin pa opozitë”, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: