Anëtarët e shërbimit të Koresë së Veriut kanë mbërritur në Rusi, ka pohuar sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, duke shtuar megjithatë se Uashingtoni deri më tani nuk e ka idenë se cilat janë planet e tyre në vend. Pheniani e hodhi poshtë më parë akuzën, ndërsa Kremlini ka vënë në dukje “informacionet kontradiktore” për këtë çështje.

Duke folur me gazetarët në Romë të mërkurën, Austin tha se “ka prova të trupave të DPRK-së në Rusi”, duke shtuar se “çfarë saktësisht po bëjnë ata mbetet për t’u parë”. Sipas sekretarit, Uashingtoni po përpiqet të marrë informacion shtesë në lidhje me vendosjen e trupave.

Megjithatë, ai theksoi se do të ishte një “çështje serioze” nëse Koreja e Veriut do të kishte ndërmend “të marrë pjesë në këtë luftë në emër të Rusisë”.

Javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky akuzoi Korenë e Veriut se kishte dërguar një kontigjent ushtarak për të mbështetur trupat ruse.

Të hënën, të njëjtat shqetësime u shprehën nga Koreja e Jugut, e cila thirri ambasadorin rus në Seul dhe “kërkoi fuqishëm për tërheqjen e menjëhershme të trupave të Koresë së Veriut dhe ndërprerjen e bashkëpunimit përkatës” me Phenianin, ndërsa kërcënoi të “përgjigjet me çdo mjet të mundshëm” nëse kjo nuk ndodh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb