Ursula von der Leyen, Presidente e KE-së, duke folur në ceremoninë e çeljes së Kolegjit Evropian të Tiranës, tha se jemi në një moment historik për Europën dhe në familjen tonë do të bëhen bashkë për të gjithë popujt që jetojnë nga Deti i Zi te ata buzë Adriatikut.
Ajo tha se askush nuk do të mund të ndalë erërat e ndryshimit që po vijnë jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, apo edhe më gjerë.
Por von der Leyen shtoi se ka edhe ka erëra të tjera që fryjmë drejt nacionalizmave, drejt, luftrave, autoritarizmit, shtypjes.
“Në Moldavi pamë ndërhyrjen e Rusisë në referendumin për integrimin në BE. Në Ukrainë nisën luftën sepse ata donin të bëheshin në BE. Ne s’mund të rrimë duarkryq. Ose do të bëjmë hapa pas, ose do të bëjmë hapa përpara dhe brezi i ri kërkon që ne të bëjmë hapa përpara”, tha Presidentja e KE.
Von der Leyen tha se ka forca që po tentojnë të destabilzojnë vende që zgjedhin Europën dhe sa herë ka progres në këto vende, janë ato që sjellin në vëmendje konfliktet e vjetra.
“Të gjithë grup kapitujt mund të hapen deri në fund të vitit të ardhshëm dhe kjo ëhstë fantastike”, tha Presidentja e KE-së.
Më herët, Von der Leyen tha se procesi varet nga meritat e çdo vendi.
“Këtu me Shqipërinë kemi një një shembull të shkëlqyer. Gjërat kanë ecur shpejt dhe në rast se gjërat ecin siç duhet, ne ndoshta do të hapim të gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm.
Pra është një plan ambicioz. Do të ketë nevojë për shumë punë. Ndaj është e arsyeshme të mos kemi një datë të saktë, por që duhet bërë e gjithë puna për tu bërë shtet anëtar dhe ky proces varet nga merita e çdo vendi”, tha ajo.