Monika Kryemadhi, deputete e PL-së, ndaj të cilës GJKKO vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” tha se karrierën politike e ka parë si një instrument për të ndihmuar njerëzit.

E pyetur nga gazetarja e News24, Klodiana Lala, nëse karriera e saj politike po mbyllet në dyert e drejtësisë, Kryemadhi tha se çështjen time apo edhe të Ilir Metës, nuk mund të më bëjë pis një sistem i kapur.

Kryemadhi tha se do e ndjekë çështjen deri në fund në çdo instancë gjyqësore brenda dhe jashtë vendit, madje deri në Strasburg.

“Unë për telefonin jam në Kushtetuese, do e çoj edhe në Strasburg. Do e ndjek çështjen deri në fund”, tha Kryemadhi.

Në vijim ajo u shprek se me me operacionet që unë kam bërë kanë hapur një precedent shumë të shëmtuar. “Nëse merren me operacionin e Monika Kryemadhit, nuk e di si do të dalin dhëmbët e Edi Ramës në Dubai apo operacionet e shoqërisë së Erion Veliajt dhe të tjerëve”, tha Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb