Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban u shpreh se ekzekutivi i Bashkimit Evropian po përpiqej të rrëzonte qeverinë e tij dhe të impononte një administratë “kukull” në Budapest.

Orban, i cili përballet me kërcënimin më të mprehtë për sundimin e tij 14-vjeçar pasi një parti opozitare e udhëhequr nga një i sapoardhur politik është rritur në sondazhe, foli me mbështetësit në përvjetorin e revoltës kundër dominimit sovjetik që u shtyp nga Ushtria e Kuqe.

Kryeministri hungarez, i cili është përplasur vazhdimisht me liderët e BE-së, së fundmi në Parlamentin Evropian në fillim të këtij muaji, tha në një fjalim se politikat e tij sovrane në lidhje me luftën në Ukrainë dhe migrimin ishin të papranueshme për Brukselin.

“Ne e dimë se ata kanë një qeveri kukull (në mendje), partinë që duan të na imponojnë,” tha Orban, duke aluduar për partinë e re të qendrës së djathtë, pro-BE Tisza të Peter Magyar, i cili iu drejtua një tubimi. mbi 10,000 njerëz më vonë gjatë ditës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb