TIRANË

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen vijoi vizitën e saj në Shqipëri me një takim me Kreun e Shtetit.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se Von der Leyen ka përfunduar takimin me Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe në fokus të diskutimeve ka qenë integrimi në BE dhe ndihma financiares që KE i jep Shqipërisë nëpërmjet planit të zhvillimit ekonomik.

Ditën e djeshme Presidentja e KE u takua me kryeministrin Edi Rama, me të cilin zhvilloi dhe një konferencë për mediat. Von der Leyen ka filluar nga Tirana turin e saj në rajon, teksa e mbyll të shtunën në Prishtinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb