Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Romës, që çoi në kthimin e 12 emigrantëve nga kampi i Gjadrit, për në Itali, ishte një vendim i paarsyeshëm.

Në një intervistë për median “Il Tempo”, ajo u shpreh se marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë, pavarësisht gjithçkaje.

“E dija që do të kishim pengesa, por do t’i kapërcejmë. Protokolli Itali-Shqipëri do të funksionojë. Nuk do të lejoj të çmontohet një zgjidhje që ne e kemi përpiluar në përputhje të plotë me ligjin italian dhe atë europian, vetëm sepse ka një pjesë të politikës që nuk pajtohet më të. Jam e vendosur të eci përpara”, tha kryeministrja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb