Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndodhet në Riga, Letoni, për të marrë pjesë në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, organizuar nga Parlamenti i Letonisë dhe Parlamenti i Ukrainës. Në Samit marrin pjesë kryeparlamentarët e vendeve anëtare të Platformës së Krimesë.
Në fjalën e saj në sesionin plenar të Samitit, Kryetarja Spiropali nënvizoi se mbrojtja e sovranitetit, integritetit dhe pavarësisë së Ukrainës është një mision i të gjithë vendeve tona, i të gjithë parlamenteve tona.
“Takimi ynë sot, në të tretin Samit të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, është një kontribut për sigurinë europiane dhe globale dhe dëshmon vendosmërinë tonë qe kjo te behet e mundur nepermjet nje paqeje të drejtë. Krimea ishte fillimi i pushtimit rus. Prandaj Plaftorma e Krimesë është përpjekja jonë e përbashkët t’i rezistojmë tentativës së Rusisë për të shkatërruar rendin ndërkombëtar të mbështetur në rregulla”, tha Spiropali.
Në vijim, Kryetarja e Kuvendit rikonfirmoi se “Shqipëria është një partner i besueshem në mbështetjen e Ukrainës. Parlamenti, qeveria, institucionet dhe qytetarët e saj kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë vendosmërisht dhe pa u lëkundur në mbështetje të luftës së Ukrainës kundër agresionit rus deri ne fund”.
“Një nga vendet e para me sanksionet ndaj Rusisë dhe ndihma me pajisje ushtarake, Samiti i Vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën, i mbajtur në Tiranë në shkurt 2024, me prezencen e Presidentit Zelensky, Konferenca e nivelit të lartë për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës, në Berlin, Samiti i Nivelit të Lartë të Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku në këto dy të fundit kam pasur nderin dhe përgjegjësinë të përfaqësoj Shqipërinë, gjithe nismat e ShBA, BE, NATO dhe komunitetit nderkombetar, kontributi si bashkëpenëmbajtëse me SHBA, gjatë mandatit si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit gjatë viteve 2022-2023, janë shenja te forta te mbeshtetjes sone te palekundur.
Mbështetja jonë e vendosur për Ukrainën do të vijojë, jo vetëm për çlirimin e saj, por për një paqe të drejtë dhe rindërtimin e vendit.”, deklaroi kryetarja e Kuvendit.