Kryeministri Edi Rama niset sot drejt SHBA-ve në vijim të turit të tij dhe takimeve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se më 26 tetor Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët në SHBA dhe konkretisht në Neë York.

Një takim në vijim të turit të nisur në maj të këtij viti për takimet me diasporën, ku Rama ka qenë në Athinë, e më pas në Milano.

“Një takim i rëndësishëm i Ramës në SHBA, ku pritet të dëgjojmë apelin e Ramës për diasporën që të kthejë sytë nga vendi për investime, pasi sipas tij klima e investimeve është shumë e mirë.
Pas New York-ut Rama do të udhëtojë më 3 nëntor për në Selanik ku do të takohet me shqiptarët në Greqi”, zbuloi gazetari Gjençaj.

Një tjetër temë e këtyre takimeve do të jetë dhe vota e diasporës tashmë e garantuar me Kodin zgjedhor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: