Recetë nga znj Katerina

Përbërësit për qoftet:
🥩 400 gr mish të grirë
🥚 1 vezë
🍞 1 fetë bukë
🌿 Majdanoz, kripë, piper
🥄 1 lugë vaj

Përbërësit për salcën:
🧅 1 qepë
🧄 2 thelpinj hudhra
🍅 1 konservë domatesh
🌶️ 3 speca shumëngjyrësh
🌶️ Piper të kuq speci
🌿 Majdanoz, borzilok, kripë, piper
🧀 Djathë kaçkavall
🍝 1 pako pasta Reggia
🍅 1 filxhan pure domatesh

Udhëzime:

1. Përgatitja e qofteve:
🥄 Në një enë, përziej mishin e grirë me vezën, bukën e thërrmuar, majdanozin, kripën, dhe piperin.
🤲 Formoni qoftet dhe i fërgoni në një tigan me pak vaj derisa të marrin ngjyrë.

2. Përgatitja e salcës:
🔪 Prisni qepën dhe specat shumëngjyrësh.
🍳 Në një tigan, kaurdisni qepën dhe hudhrat me vaj.
🥄 Shtoni specat dhe piperin e kuq speci, vazhdoni kaurdisjen.
🍅 Hidhni konservën e domateve dhe purenë e domates. Ziejini për disa minuta.
🌿 Shtoni majdanozin dhe borzilokun për aromë.

3. Përfundimi:
🍝 Ziejni pastat Reggia sipas udhëzimeve të paketimit.
🧀 Servirni qoftet me pastën dhe salcën, duke i spërkatur me kaçkavall të grirë sipër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: