Policia e Korçës, me anë të një deklarate për mediat, ka sqaruar aksidentin me vdekje e ndodhur sot në qytet.
Efektivët shprehen se viktimë ka mbetur një këmbësor, rreth 50 vjeç. Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se shoferi që ka shkaktuar aksidentin është shtetasi Enea Rushani, që është shoqëruar në komisariat.
“Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:50, në lagjen nr. 10 Korçë, automjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. R., ka përplasur një shtetas të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës”, njofton policia.
(Balkanweb)