Një ngjarje e rëndë u parandalua më 17 korrik në Shkodër, ku një 27-vjeçare planifikonte të hidhej nga ura e Bunës.

Pak muaj më pas, 27-vjeçarja tregon se bashkëshorti i saj, Ajet Isufi, me të cilin është në proces divorci, i ka dhunuar fëmijët, ndërkohë që tani e përndjek dhe e kërcënon.

“Unë kam marrë një goditje të madhe për të mos shkuar deri në atë pikë, jam shumë e tensionuar.

Fëmijët mi kanë marrë. Nuk kisha mundësi t’i ushqeja, bashkia nuk më siguronte dot ushqim. Djali kishte rrahur vajzën dhe në atë moment erdhën të më kontrollonin institucionet, ju shpjegova që nuk isha unë që i kisha dhunuar.

Ai i ka rrahur edhe në Kamëz kur kemi qenë, që na bashkoi qendra e dhunës.

Vinte nga puna, i mbante ai të 4 dhe unë shkoja në punë. Fëmijët më tregonin që çdo herë që kthehesha vonë në shtëpi, më thonin të katërt, na ka rrahur babi.

Në dhe hyftë edhe para vaktit, me mua nuk ka më shanse. Më vjen tek puna e më sheh si i marrë, më sjell edhe të tjerë. U thotë: Ja kjo është!

Më ka kërcënuar edhe me shenja gishtash”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb