Një robot që luan violonçel ka performuar së bashku me një orkestër simfonike për herë të parë në historinë e muzikës. Javën e kaluar roboti luajti live në Sallën e koncerteve në Malmo, në Suedinë jugore, së bashku me Orkestrën Simfonike në premierën e një vepre të re të shkruar posaçërisht për robotin nga kompozitori suedez Jacob Muhlrad. Roboti, duke kombinuar krahët robotikë industrialë me pjesë të printuara 3D të bashkangjitura në të, u projektua dhe u zhvillua nga studiuesi dhe kompozitori Fredrik Gran, i cili programoi robotin duke përdorur partiturën muzikore të Muhlrad.

Muhlrad, një kompozitor i njohur për përzierjen e muzikës klasike me atë moderne, tha se ishte interesante të shihje se si partitura e tij muzikore u përshtat për robotin, duke e përshkruar këtë përvojë si “çlirimtare”.
“Papritmas ka mënyra të tjera për të luajtur violonçel përmes këtij roboti, i cili për mua si kompozitor është një lloj çlirimi duke shkuar përtej anatomisë njerëzore”.

Muhlrad sqaroi se roboti që i bie violincelit, megjithëse është një pjesë e rafinuar e harduerit, nuk përdor Inteligjencën Artificiale (AI).

Violoncel Roboti
Violoncel Roboti
Roboti I Bie Violoncelit
Roboti I Bie Violoncelit

Sidoqoftë, përfshirja e Inteligjencës artificiale është diçka që ata po e konsiderojnë për projektet e ardhshme. Pavarësisht entuziazmit të Muhlrad për koncertin dhe mundësitë e muzikantëve robotikë, ai nuk beson se robotët do të zëvendësojnë muzikantët e vërtetë.
“Nuk mendoj se do të zëvendësojë ndonjëherë muzikantët që performojnë live. Kjo besoj se është e pamundur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb