Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të enjte në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Një motor mësohet se ka përplasur një 75-vjeçare. E moshuara është dërguar në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se për ngjarjen u arrestua shoferi i motorit, Izedin Llukaçej.

“Lezhë

Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi I. Ll., 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motoçikletën, ka përplasur shtetasen Gj. Z., 75 vjeçe, banuese në Lezhë, këmbësore.

Shtetasja Gj. Z. u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi I. Ll., u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: