Ish-Ambasadori Agim Nesho dhe ish-deputeti Halit Valteri kanë debatuar në rubrikën “Opinion” në Neës24 lidhur me gjuhën e përdorur nga ish-Presidenti Ilir Meta ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

Nesho tha se atë gjuhë Meta e ka përdorur ndaj një vartësi të Edi Ramës, duke e cilësuar kreun e SPAK si të kapur nga Kryeministri.

“Ilir Meta ka marrë malet, është problem pas dopios së dytë të rakisë”, iu përgjigj Valteri.

Pjesë nga debati

Agim Nesho: Edi Rama për një gjë nuk gënjen kur thotë “kjo është drejtësia ime”. Meta i është drejtuar me atë gjuhë një vartësi të Edi Ramës. Ne nuk respektojmë veten tonë në rradhë të parë. Edi Rama shpërdoron paratë e shqiptarëve me charter personal dhe njerëzit nuk e perceptojnë.  Si tha Arben Ahmetaj: Rama duke ngrënë qofte ndan llokmat.

Halit Valteri: Pse nuk fliste Beni kur ishte zv.Kryeministër, po flet tani nga maja e minares? Nuk është i besueshëm Ben Ahmetaj tani.

Agim Nesho: Ke parë Kryeministër në Botë që të thotë unë nuk e di se çfarë firmos?

Halit Valteri: Edhe Ramës do i vijë rradha, se edhe Ilir Metës pas 10 vjetësh i erdhi. Në atë kohë kishim drejtësinë e plepave.

Agim Nesho: Dvorani që u shpall kampion i anti-korrupsionit ka qenë relator i çështjes Meta në Gjykatën e Lartë, ku ish-Presidenti mori pafajësinë.

Halit Valteri: Ilir Meta ka marrë malet, është problem pas dopios së dytë të rakisë. Mua më thotë qen bir qeni, kreut të SPAK i thotë “Dumduman”. Që pi raki Ilir Meta këtë e dinë të gjithë, ka qenë në gjendje të dehur kur thotë këto fjalë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb