Një 30-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në fshatin Gjormë të Kurbinit. Dyshohet se 30-vjeçari A.H është vetëvrarë me automatik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30 të pasdites së sotme.
Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
Kurbin/Informacion paraprak
Më datë 24.10.2024, rreth orës 15:30, në fshatin Gjormë, dyshohet se në banesë është vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. H., 30 vjeç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.