Aksioni antidrogë i zhvilluar këtë të enjte në Korçë, ka vijuar deri në bastisjen e plotë të magazinës e cila ishte kthyer në shtëpi bari.
Sipas burimeve për BalkanWeb, mes disa person ve të arrestuar ka pasur edhe disa gra.
Dyshohet se gratë, ishin punonjëse në magazinën ku sipas burimeve është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge.
Policia e Korçës vijon ende me operacionin, teksa ende nuk ka një komunikatë zyrtare në lidhje me ngjarjen.
(BalkanWeb)