Me objektiv për ta shitur në janar, Beshiktash vijon t’i besojë minuta Ernest Muçit edhe në Europa League, por për fat të keq, talenti kuqezi nuk është në momentin e tij më të mirë. Ndaj Lion, Muçi zbriti në fushë si titullar, por u zëvendësua në minutën e 66-të, sipas “SofaScore” rezultoi lojtari më pak i vlerësuar në radhët e ekipit turk, nota 6,7 për Muçin.

Muci
Muci

Beshiktash doli me 3 pikë nga transferta franceze fal një goli të realizuar nga Gedson Fernandes në minutën e 72-të. Me 4 pikë në 3 ndeshje, Beshiktash renditet në vendin e 27-të në Europa League.

Një fitore të thellë 4-0 siguroi Rangers i Nedim Bajramit përballë Steaua Bukuresht. Si gjithnjë, Bajrami u aktivizua titullar, qëndroi në fushë deri në minutën e 74-të, u zëvendësua vetëm pasi rezultati ishte 4-0.

Bajrami
Bajrami

Bajrami nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, por zhvilloi një ndeshje pozitive i vlerësuar me notën 7,2. Me 6 pikë në 3 ndeshje, Rangers renditet në vendin e 11-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb