”Lumturia është për ata që nuk kanë vërtet nevojë për të”: ky është refreni i ”Happiness”, albumi i ri i U2 i cili quhet ”How To Re-assemble An Atomic bomb”, i cili kujton kohët e luftës.

Albumi i ri do të përmbajë 10 këngë.

”Për të krijuar këtë edicion festiv të albumit, hyra në arkivin tim personal për të gjetur gurë të çmuar të papublikuar dhe zgjodhëm dhjetë prej tyre”, thekson Bono.

”How To Re-Assemble An Atomic Bomb”, të cilin grupi irlandez e përkufizon si një ‘album hije’, do të publikohet në formate të ndryshme më 22 nëntor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: