TIRANË
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 28-vjeçar pasi dyshohet se shiste kokainë në dy zona në kryeqytet. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se 28-vjeçari Klejvis Taku kishte kohë që mbahej në vëzhgim nga efektivët e antidrogës së Tiranës pasi shiste doza kokaine në zonën e “Freskut” dhe “Xhamllikut”.
Ditën e djeshme policia kishte siguruar informacion në rrugë operative që 28-vjeçari po lëvizte me një sasi kokaine me vete dhe agjentët kanë ndërhyrë duke e arrestuar në flagrancë.
Dozat që i kishte gati për t’i shitur i riu i kishte fshehur e makinë, poshte sediljes.