Sharon Stone ka pozuar pranë yllit të saj në Hollywood Walk of Fame. Aktorja e njohur ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram dhe ka ndarë me miqtë e saj online foton e këtij momenti të veçantë.

Kështu, ajo ka nderuar karrierën e saj të gjatë në industrinë e filmit dhe ka komentuar postimin e saj: “Thjesht nuk plaket kurrë”.

Siç pritej, postimi u prit me komente nga fansat dhe kolegët që vlerësonin kontributin e saj në industrinë e filmit.

“Ylli më i madh ndonjëherë”, “kjo vajzë është zjarr”, “përgjithmonë e re”, “më e mira nga të gjithë” , ishin vetëm disa nga komentet që ajo mori.

  • foto galeri

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sharon Stone (@sharonstone)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: