Edhe Juventus do të tentojë maksimumin në derbin e së djelës ndaj Interit, por edhe “Zonja e Vjetër” njësoj si zikaltrit do të vijë në këtë përballje me disa mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh.

Kështu tekniku Thiago Motta nuk do të ketë në dispozicion ndaj ish skuadrës së tij Interit, lojtarë me shumë peshë si Koopmeiners, Douglas Luiz, Nico Gonzales, për të mos përmendur Milik e Bremer me këtë të fundit që nuk do të jetë i gatshëm për gjithë sezonin. Mungesa të rëndësishme që do të bëjnë Thiago Mottën të reflektojë shumë mbi titullarët që pritet të aktivizojë në këtë ndeshje.

Siguria qëndron në sulm, me Vlahovië dhe Yildiz që duhet të marrin mbi shpatulla përgjegjësinë për të realizuar në San Siro. Një fanellë titullari duket se do të ketë për Fagiolin dhe Conicecaon, që do të formojnë repartin ofensiv. Ndërkohë nuk ka dyshime për krahët e mbrojtës teksa do të luajnë Cabal dhe Cambiaso.

Në mesfushë përpara mbrojtës do të luajnë Weston Mckennie dhe Loccateli, ndërkohë që Thuram, ndoshta duhet të presë minutat e pjesës së dytë, nëse do të aktivizohet për të sfiduar vëllain e tij Marcus. Një rikompozim i formacionit për “Zonjën e Vjetër” përpara një sfide shumë të rëndësishme dhe që është shumë e ndjerë për tifozerinë bardhezi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: