Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogn ka deklaruar se SHBA-ja përdor organizatat terroriste në Lindjen e Mesme për interesat e veta dhe sigurinë e Izraelit, raporton Anadolu.
“Tani është një fakt i njohur që SHBA-ja përdor organizatat terroriste në rajon për interesat e veta dhe për sigurinë e Izraelit”, u tha presidenti Erdogan gazetarëve në bordin e aeroplanit presidencial që kthehej nga Rusia pas samitit të bllokut BRICS.
Erdoğan tha se Turqia ka nisur një iniciativë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të vendosur embargo gjithëpërfshirëse të armëve ndaj Izraelit, pasi sulmet e intensifikuara izraelite në Rripin e Gazës dhe në Liban po vazhdojnë të marrin qindra jetë njerëzish çdo ditë.
Presidenti turk theksoi se numri i vendeve që mbështesin thirrjen e Ankarasë për embargo armësh ndaj Izraelit po rritet.
“Ne shpresojmë të kemi sukses në këtë ‘Aleancë të Njerëzimit’ dhe të hapim derën për paqe të qëndrueshme”, tha ai.