Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar pas zëvendësimit të titullarëve në disa drejtori nën varësinë e Bashkisë së Tiranës.

Nga protesta para Bashkisë Këlliçi deklaroi se të gjitha këto lëvizje të dëshpëruara të kreut të 5D dhe pronarit të inceneratorit Tiranë janë të kota.

Ai tha se “ka hequr hajduta si Kapllani për të vënë një kryehajdut si Tonin Beni që dhe me të do merremi, ka vënë Erion Rapajn, famozin e Kombinatit, personin përgjegjës për fabrikën e asfaltit, që vidhte vota atje”.

“Kjo protesta përveç se ka çuar në burg drejtorët e 5D, ka denigruar Erion Veliaj për atë që ai është në të vërtetë, kemi treguar se kjo godinë që formalisht quhet bashki, në fakt është fabrika e inceneratorit e cila sot ka shkaktuar një tërmet 12 ballësh në Shqipëri.
12 drejtorë gjatë kohës që jemi në këtu janë shkarkuar nga kryehajduti Veliaj për vjedhje. Një dyzinë me hajdutë me në krye Ermal Kapllanin e Policisë Bashkiake të tregut fruta-perime dhe Elton Kacidhen e UKT, që paguan një mal me lekë tek mediat për t’i bërë sulme opozitës.
Po pse e ka bërë këtë, a mos ka vënë aty njerëz të ndëruar? Jo! Po ju jap vetëm dy shembuj, ka hequr hajduta si Kapllani për të vënë një kryehajdut si Tonin Beni që dhe me të do merremi, ka vënë Erion Rapajn, famozin e Kombinatit, personin përgjegjës për fabrikën e asfaltit, që vidhte vota atje.
Të gjitha këto lëvizje të dëshpëruara të kreut të 5D dhe pronarit të inceneratorit Tiranë i bëj me dije se janë të kota”, deklaroi Këlliçi.

Ai theksoi se “ne nuk lëvizim nga këtu pa shkuar Veliaj para drejtësisë”.
“Një hajdut i kapur me duart në xhepa nga qytetarët e Tiranës, që sot mbrohet pa kushte nga kolegët e tij në SPAK, nga Dumani dhe nga dy kolegët e tij.
Berisha sot në 298 ditë vazhdon të qendrojë i izoluar pa fakte e pa akuzë, për një vepër që ka kryer Rama, për ndërrimin e destinacionit të truallit që e ka kryer Rama, mbahet i izoluar, sepse ata thonë se ai ka qenë kryeministër dhe si kryeministër kishte fuqi ta ndalte padrejtësinë e Ramës.
Në mbrëmjen e ditës së diel ku nuk ka as emisione ku nuk ka as vëmendje meret e shoqërohet në komisariat Jurgis Çyrbja, për të mos u bërë lajm e për të mos dalë opozita askund për këtë çështje, ndërsa të hënën në mes të ditës shoqërohet për në komisariat Ilir Meta.
Kush e thërriti Metën në SPAK e ai nuk u paraqit? Kemi muaj që i kemi paralajmëruar këtë skenarë qëkur Berisha ish kryeministër dhe ish-president nuk trajtohet i barabartë para ligjit, imagjino se çfarë do të ndodhë me njerëzit e tjerë?”, tha më tej Këlliçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb