Momente jo të mira për Georgina Rodrigez, partnerja e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo, ka kaluar katër ditë në spital për t’u trajtuar nga pneumonia.

Me anë të një postimi në Instagram, Xhorxhina e bëri vëtë të ditur lajmin teksa tha se është në gjëndje më të mirë shëndetësore dhe momentalisht po trajtohet në shtëpi, duke u mbështetur dhe gjetur qetësi tek familja e saj.

Ndër të tjera ajo nuk ngurroi të falenderonte mjekët dhe stafin e spitalit, të cilët kishin treguar kujdes të veçantë për yllin portugez. Nuk munguan as mesazhet e shumta të fansave të Georginës dhe Ronaldos, që i uronin asaj shërim sa më të shpejtë.

1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: