Gjatë intervistës së gjatë dhe interesante dhënë gazetës “La Repubblica”, portieri i Juventusit, Michele Di Gregorio foli për kalimin e tij te Monza dhe transferimi te bardhezinjtë verën e këtij viti:
“Menjëherë u ndjeva i qetë në Torino, aq sa kur kthehem nga stërvitja i them familjes: Për ironi të fatit, më është dashur më pak të përshtatem këtu se kudo tjetër. Kur e çoj djalin tim Riccardo në çerdhe, kaloj pranë stadiumit, aty e kuptoj vërtet se jam i lumtur”.
Më pas, mbi lamtumirën e tij me Interin, shtoi: “Unë nuk mbaj mëri. Interi bëri diçka për mua që nuk do ta harroj kurrë, duke qenë pranë meje kur në moshën 13-vjeçare humba babanë. Nuk e prisja kurrë një gjë të tillë, nëse do të kishte ndodhur rikthimi, do të kisha dashur ta bëja nga dera e përparme”.
Mbi skuadrën që ai mbështet, Di Gregorio u shpreh kështu: “Në familje ishim tifozë të Milanit, ndërsa vetë kam admiruar gjithmonë lojtarët më shumë se skuadrat: Kakà dhe Abbiati, Zanetti dhe Julio Cesar, Buffon dhe Del Piero. E admiroja Handanovic, ishte ëndërr të stërvitesha me të. Nuk e kam kuptuar kurrë pse duhet të urresh dikë, vetëm sepse është nga një ekip tjetër”, përfundoi Gi Gregorio.