Britania e Madhe ka thënë se është e gatshme t’i ofrojë Gjykatës Ndërkombëtare Penale informacionet e mbledhura nga flurimet vëzhguese mbi Gazë, nëse i kërkohet.

Gjykata tashmë është duke kryer hetim mbi krimet e pretenduara të luftës të kryera edhe Hamasi, edhe nga Izraeli.

Forca Ajrore ka kryer qindra fluturime vëzhgimi mbi Gazën që nga dhjetori, duke përdorur avionët spiun “Shadow R1” me bazë në Qipro, raportoi BBC.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se këto fluturime janë bërë për të mbledhur informacione lidhur me pengjet e marra nga Hamasi më 7 tetor vitin e kaluar.

Por, ka shtuar se është e gatshme të ndajë informacione lidhur me krimet e luftës me Gjykatën.

Ministria ka mohuar raportimet se po i ofron Izraelit informacion më të gjerë ose se avionët janë përdorur për të dërguar armë në Izrael.

“Në linjë me obligimet tona ndërkombëtare, ne do të konsideronim çdo kërkesë zyrtare nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për të ofruar informacion lidhur me hetimet për krime lufte”, ka deklaruar ministria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: