Kush do ta fitojë titullin kampion në Serinë A? Këtë sezon gara duket të jetë shumë e fortë. Napoli i Contes po vazhdon në rrugën drejt suksesit, ndërsa Interi dhe Juventusi janë po ashtu në moment të mirë. Nga krahu tjetër edhe Milani ka një ekip që mund të konkurrojë për të fituar Skudeton. Por kush do të jetë fituesi?

Për Lothar Matthaus, nuk ka kaq shumë dilema, pyetja që legjenda e zikaltërve shtron është: “Juventusi apo Interi?”. Një mesazh mund ta marrim edhe nga ndeshja e së dielës, pasi këto ekipe do të përballen me njëra-tjetrën.

“Është derbi i Italisë, janë dy ekipe me shumë tifozë. Juventusi po luan mirë në këtë sezon, vecanërisht po punon mirë me mbrojtjen. Jam shumë i lumtur që si Juventusi ashtu edhe Interi po marrin rezultate pozitive. Mendoj se këto dy ekipe do të jenë në luftë deri në fund për titullin kampion. E di që flitet për 4-5 ekipe, por sezoni është i gjatë dhe kur sheh ekipet e tjera, vetëm Juventusi me Interin kanë një skuadër të kompletuar”, tha Matheus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: