Analisti Mentor Kikia e ka quajtur mënyrën e zbatimit të urdhër-arrestit për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, si i tepërt dhe jo i duhur.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ai u shpreh se megjithatë, largimi i Berishës dhe Metës nga politika mund të jetë diçka pozitive për opozitën dhe partitë respektive.

Ai u shpreh se opozita nuk është as Meta e as Berisha dhe se tashmë opozita mund të marrë më shumë mbështetje nga ata që deri tani nuk e votonin për shkak se nuk donin kthimin e tyre në pushtet.

“Opozita nuk është Meta e Berisha, PD nuk është Berisha dhe PL nuk është Meta. Opozitë nuk është një parti apo koalicion partiak. Opozitë duhet të quhemi edhe ne. Vota ime shkon kundër qeverisë por për kë opozitë do të shkojë?
Ngërçi i opozitës ishte që shumë njerëz mund të jenë kundër qeverisë, por nuk mbështesnin kthimin në pushtet të Metës apo Berishës. Kjo s’mund të jetë fatale, sepse dy partitë do të futen në zgjedhje pa patur, parimisht po flas sepse askush prej tyre nuk është dënuar, që nuk do të jenë nesër në pozicione.

Një opozitë pa Berishën mund të ketë edhe më shumë mbështetje. Nuk është fundi i opozitës pa Metën e Berishën”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb