Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë rreth orës 19.30 në jug të vendit. Mësohet se tërmeti e ka pasur epiqendrën në fshatin Kuman, në afërsi të Fierit dhe intensiteti qenë me magnitudë prej 4 rihter.

Epiqendra e tërmetit ndodhej 56 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 11 kilometra në lindje të qytetit të Fierit.

Img 4691
Img 4691
Capture
Capture

Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në zonat përreth. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në një postim në rrjetin social Facebook, ka dhënë detaje në lidhje me tërmetin e ndodhur.

“Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb