Pano Soko nga Nisma “Thurje”, i ftuar në emisionin “Log.” në News24 të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar situatën e krijuar në politikë pas arrestimit të Metës dhe marrjen nën hetim apo të pandehur të zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të tjerë.

Ai u shpreh se SPAK nuk ka mision politik, misioni i tij është vetëm juridik, pra lidhet me veprat penale të kryera nga këto persona, megjithatë indirekt efekti i akteve të Prokurorisë së Posaçme ndjehet edhe në politikë.

“SPAK ka mision juridik jo politik. Ai që ka vjedhur duhet të shkojë në burg. Heqja, zëvendësimi largimi i tyre bëhet vetëm me votë.
Ata që kanë vjedhur, kur e kanë kryer këtë vepër, nuk e kanë menduar që do të vijë koha të paguajnë.
Ata që vodhën votat, vodhën buxhetin që te vjedhin votat që të mundin të vjedhin më tej shtetin, kjo ishte ciklika”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb