Gjashtëmbëdhjetë persona u vranë në një përleshje mes bandave në shtetin jugor meksikan Guerrero, thanë autoritetet.
Një grup burrash të armatosur hynë në komunën e Tecpan de Galeana rreth orës 4:00 të mëngjesit me orën lokale (1000 GMT) me automjete të shumta, duke u përpjekur të merrnin kontrollin e qytetit dhe duke shkaktuar konfrontimin, sipas postimeve të banorëve të shpërndarë në mediat sociale.
Dy oficerë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën, tha në një deklaratë ministria e mbrojtjes e Meksikës.
Katërmbëdhjetë anëtarë të grupeve kriminale supozohet se u vranë dhe 11 të tjerë u arrestuan.
(A.A/BalkanWeb)