Kryeministri Edi Rama, i cili ka udhëtuar drejt SHBA-ve dy ditë më parë do të zhvillojë sot në Nju-Jork një takim me shqiptarët e Amerikës.

Takimi organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit me diasporën, ndërsa konsiderohet i pari takim pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Times Square, ku është vendosur logoja e aktivitetit të takimit me shqiptarët e Amerikës.

Në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit me diasporën, Rama është takuar me shqiptarët që jetojnë në Greqi si dhe shqiptarët në Itali, dy vendet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë.

Rama po ashtu ka njoftuar rikthimin në Greqi, këtë herë në Selanik, më 3 nëntor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb