Artistja me një ndikim të madh global, Beyonce, ka qenë e pranishme në tubimin e Kamala Harris në Houston, Teksas.

Ajo arriti që të “ndezë” të gjithë publikun me fjalimin e saj emocionues të premten, përpara se Harris të ngjitej në skenë për t’iu drejtuar masës.

“Imagjinoni që vajzat tona të rriten duke parë atë që është e mundur, pa kufizime”, tha krijuesja e hitit “Who run the world”, me prejardhje nga Houston.

“Kemi nevojë për ju. Zëri i juaj ka fuqi, vota juaj është mjeti i juaj më i vlefshëm. Liria e juaj është e drejta që ju ka dhënë Zoti”, deklaroi këngëtarja.

“Është koha që Amerika të këndojë këngë të re. A jeni gati që të shtoni zërin tuaj, në këngën e re amerikane”, theksoi mes tjerash.

Përpara se kandidatja demokrate, Harris të ngjitej në skenë, Beyonce i dhuroi një përqafim të ngrohtë.
Zgjedhjet presidenciale në Amerikë do të mbahen më 5 nëntor. Harris do të përballet në këtë garë me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, i cili është kandidat i republikanëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: