SHBA

Pas një divorci shumë të përfolur me Jennifer Lopez, Ben Affleck, është gati për të filluar të takojë përsëri e të nisë lidhje romantike.

Sipas burimeve, këtë herë aktori ka vendosur të takohet vetëm me gra që nuk kanë probleme me alkoolin apo konsumojnë shumë, duke theksuar rëndësinë që ka për të, pasi po përpiqet të qëndrojë larg alkoolit me një të shkuar plot telashe dhe varësie.

Affleck dhe Lopez rihapën romancën e tyre në 2021, por ndarja e tyre u bë zyrtare në gusht, pas spekulimeve për probleme në martesën e tyre. Burime tregojnë se periudha pas ndarjes ka qenë i vështirë për aktorin, duke e bërë atë të kuptojë se sa e thelbësore është të mos rrezikojë më duke rënë pre e ish-varësisë së tij.

Ben nuk ka hequr dorë nga marrëdhëniet dhe përfundimisht ndihet gati për të ecur përpara… Ai nuk do të krijojë asnjë marrëdhënie serioze derisa divorci të përfundojë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të takohet apo njohë femra të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: