Një ngjarje alarmante ka ndodhur në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak, ku një konflikt me armë mes disa shtetasve ka përfunduar me arrestimin e autorit të dyshuar.

Policia lokale raportoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa dy persona, një 29-vjeçar dhe një 17-vjeçar, janë kërcënuar me armë zjarri.

Falë ndërhyrjes së Policisë, është arritur të lokalizohet dhe arrestohet autori, shtetasi Fabian Calliku, 28 vjeç, banues në Shijak. Gjatë veprimeve të saj, Policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov dhe automjetin me të cilin ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas hetimeve, konflikti shpërtheu mes Callikut dhe dy shtetasve të tjerë, të cilët u kërcënuan me armë. Pas ngjarjes, autori u largua, por falë reagimit të Policisë, ai u kap dhe u vu në pranga.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb