SHKODËR
Një banesë është shkrumbuar plotësisht në Shkodër paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në fshatin Kosmaç.
Sipas policisë, në banesën e shtetasit G. M., 64 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë banesa është djegur. Nuk ka persona të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike.
Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.