Simone Inzaghi, trajneri i Inter, në konferencë për shtyp përpara takimit kundër Juventus u pyet nga gazetarët se kush do të luajë në vend të Calhanoglu-s. Inzaghi la të kuptohet se zgjedhja natyrale është Asllani, por më parë mesfushori kuqezi duhet ta bind:

“Të gjithë e dimë se çfarë përfaqëson Calhanoglu për ne, është një lojtari i kalibrit botëror. Zëvendësuesi i tij natyral është Asllani, nëse do të më jap garancitë e duhura do të luajë ai. Asllani është përmirësuar shumë në vitet e fundit, por fati i keq i tij, nëse mund t them kështu, është fakti që përpara ka Hakan. Asllani ka pasur një shqetësim përpara sfidës kundër Romës, dje zhvilloi seancën e parë stërvitore, nuk shkoi keq, por duhet ende ta vlerësojmë. Në të njëjtin rol kemi edhe Barella e Zielinski. Këtë dyshim do ta marr me vete deri të dielën”, u shpreh Inzaghi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb