Portieri i Barcelonës, Wojciech Szczesny iu përgjigj pyetjes së ESPN se cilët janë tre sulmuesit më të fortë me të cilët është përballur ndonjëherë në karrierën e tij. Pas dyshes së formuar nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, polaku vendosi të mbyllë podiumin me Francesco Totti.

34-vjeçari Szczezny, ka luajtur disa sezone në Premier League për Arsenal, ndërsa në Itali ka mbajtur veshur fanellat e Romës dhe Juventusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb