Pedagogu Emilio Çika, i ftuar në studion e News24, ka komentuar sulmin e fundit të Izraelit ndaj Iranit dhe rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme. Sipas Çikës, situata aktuale është e ndërlikuar dhe përfshin interesa të shumta nga aktorë ndërkombëtarë.

Izraeli, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj Iranit si një përgjigje ndaj sulmeve të mëparshme nga Teherani. “Izraeli ndoqi udhëzimet e SHBA-së,” tha Çika, duke nënkuptuar se vendimi për sulm ka qenë në përputhje me strategjitë amerikane për rajonin.

Çika theksoi se Shtetet e Bashkuara janë “aktori dhe shteti që ka interesin më të madh për rajonin” dhe se ato nuk dëshirojnë një konflikt të zgjeruar mes shteteve. “SHBA është përpjekur të frenoje përshkallëzimin,” tha ai, duke shtuar se goditja e fundit nga Izraeli ishte e paralajmëruar.

Ai gjithashtu theksoi se Izraeli ka një histori suksesi në operacionet e tij ushtarake dhe se SHBA është “i vetmi aktor që mund të ketë fuqi për të rregulluar situatën”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb