Nga Partizani gjatë verës u largua një numër i madh i lojtarësh, që janë shpërndarë nëpër skuadrat shqiptare, por mësë shumti jashtë vendit.

Nëse i hedhim një sy destinacioneve të tyre dhe minutave që kanë luajtur, duhet thënë se pjesa më e madhe janë alternativa në skuadrat e reja. Tranferime të mëdha bënë Eljon Sota (Suon, Kore e Jugut), David Atanaskoski (Poli Iasi, Rumani) dhe Maget Gueje (Racing, Spanjë). Me përjashtim të maqedonasit, që ka arritur të grumbullojë shumë minuta, për Sotën dhe Magetin duhet thënë se të dy mbeten ende alternativa në ekipet e tyre.

Lojtarët që kanë luajtur më shumë janë Vila dhe Birçaj, të transferuar te Teuta dhe Kukësi, teksa Murataj ende nuk ka arritur të rikthehet si titullar te Flamurtari, ndikuar nga një dëmtim që pësoi me Partizanin në fillim të sezonit. Skuka gjithashtu mbetet një lojtar stoli te Penafiel në Portugali, teksa Zekolli është pa klub dhe për Mensah e Mikuliç mungojnë të dhënat.

largimet

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb