Një tentativë për vjedhje nën kërcënimin e thikës u ndërpre shpejt në Durrës, ku policia arrestoi një 34-vjeçar pas një incidenti në një market.

Rreth orës 15:30, shtetasi O.Z. hyri në një market në lagjen nr. 1 dhe tentoi të merrte xhiron ditore duke kërcënuar punonjësit me thikë.

Punonjëset e marketit reaguan menjëherë, duke njoftuar policinë dhe duke u përpjekur të pengonin autorin që të realizonte vjedhjen. Në tentativën e tij për t’u larguar, O.Z. dëmtoi lehtë në dorë një nga punonjëset, por pa arritur të merrte paratë.

Falë reagimit të shpejtë të forcave të rendit, autoritetet mbërritën në vendngjarje në kohë reale dhe arrestuan O.Z., i cili është banues në lagjen nr. 18 të Durrësit. Ai është shoqëruar në Komisariat për procedura të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb