Manchester City nuk fal në “Etihad”, teksa fitoi minimalisht 1-0 ndaj Sauthempton. Kampionët e Anglisë marrin kështu fitoren e 3-të radhazi, duke kryesuar kështu në Premier League.

“Qytetarët” vendosën ndeshjen në shinat e duhura shumë shpejt. Në minutën e pestë, një top i Nunes nga krahët u shfrytëzua në maksimum nga Erling Haaland, i cili nuhati mjaft mirë golin, duke dërguar kështu topin në rrjetë.
Ritmi ishte i kënaqshëm në fraksionin e parë, teksa edhe mysafirët provuan me forca të pakëta, teksa në të 45-tën tentoi Arker, por pa rezultat.

Pjesa e dytë nisi me vrull për të besuarit e Guardiolës, që “flirtuan” disa herë me golin e sigurisë, por vetëm kaq, pasi rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund.

Manchester City është në vendin e parë me 23 pikë, 2 pikë më shumë se Liverpool që ende nuk ka luajtur ndeshjen e kësaj jave. Takimi i radhës për Haaland me shokë është ndaj Bornmuth, në transfertë.

Në krahun tjetër, Southampton është në vendin e 19-të. Në sfidat e tjera të luajtura këtë të shtunë, Aston Vija barazoi 1-1 me Bornmuth.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb