Kryeministri Edi Rama, nga New Yorku, ku po zhvillon një takim me shqiptarët në SHBA, tha në fjalën e tij se “PD-në e morën komunistët më të këqij”.

Rama iu bëri thirrje emigrantëve nga New York që të investojnë kursimet e tyre në vendlindje, pasi do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare.

“Antikomunist e demokrat isha dhe unë. Por, PD-në na e morën komunistët më të këqij. Shqipëria nuk është e ndarë mes komunistësh dhe demokratësh. Duhet punuar përditë që ta ndërtojmë atdheun, e mos e shohim si të majtë e të djathtë. Shkodra sot me ne po ndryshon. Virtyti është puna. Për pak javë ne do publikojmë një program të ri për zonat malore, për emigrantët, programin “Paketa e maleve”, me qëllim që të emigrantët të mund të investojnë në vendlindje.

Ky program ka shumë avantazhe me lehtësim taksash. Nëse do të investoni tek toka juaj, sidomos për ta kthyer në agro-turizëm, më shumë do të fitoni atje sesa këtu. Ne kemi shumë emigrantë që kanë investuar në Theth, për hoteleri e turizëm. Investoni në vendlindjen tuaj, do keni mbështetjen tonë. Çdokush do ketë mbështetje të plotë nga ana e qeverisë”, tha Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: