Deputetja e PD Jorida Tabaku, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 nga moderatorja Nisida Tufa komentoi arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Tabaku theksoi se Presidenti i Partisë së Lirisë duhet që të përballet me drejtësinë. Ajo shtoi se Meta dhe Kryemadhi duhet që të përballen tashmë me drejtësinë e re, duke shtuar se duhet qëndruar larg “gjyqeve popullore”.
“Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të përballet me drejtësinë, të mos kthehemi në kohën e gjyqeve popullore. Si Meta, ashtu edhe Sali Berisha e të gjithë deputetët e arrestuar të përballen me drejtësinë.
Ndërsa, për rastin e Salianjit do thosha se jemi në një rast të rëndë, pasi ai u dënua thjesht për një denoncim publik. Sa i përket liderit të PD, të qenit të Sali Berishës në arrest shtëpie është diçka, që duhet të na japë forcë, për përbashkimin e PD dhe frontit opozitar”, tha Tabaku.
(BalkanWeb)