Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me Diasporën ka shkëmbyer batuta me një emigrant shqiptar në New York, i cili i kërkoi të qëndronte në krye të PS dhe në krye të qeverisë sa të kishte jetë. Këshilla e emigrantit ishte që Rama të mos japë dorëheqje. Ai e identifikoi veten si anëtar të vjetër të PS, prej vitit 1991.

Kërkesës së emigrantit nga SHBA, Rama iu përgjigj: “Na doli patronazhisti në mes të Nju Jorkut”.

Batutat:

Qytetari: Shumë i nderuari Edi Rama, ju flet një anëtar i vjetër i PS që i vitit 1991. Ju falenderoj për punën e pamasë.

Rama: Të lutem më bëj pyetje.

Qytetari: Pyetja ime është na gëzo të gjithë neve, mos jepni dorëheqjen në asnjë palë zgjedhje

Rama: Kjo s’është pyetje, është urdhër!

Qytetari: Qëndroni në krye të PS sa të keni frymë. Qëndroni kryeministër sa të keni frymë. Ju jeni xhevahiri PS. Jeni as në Politiken e jashtme

Rama: A të keqen vëllai. Jepja dikujt që ka pyetje. Na doli patronazhisti në mes të Nju Jorkut, e patë apo jo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb