Hetimi filloi pas një vjedhjeje në shtëpi më 17 nëntor 2023 në Knokke-Heist. Pas këtyre fakteve, hetuesit kanë pikasur një Volkswagen Golf GTI me targë gjermane. Automjeti u pa më 6 dhjetor në Houba de Strooperlaan në Laeken, pas së cilës u arrestuan Mark P. 30 vjec dhe Klodian X. 28 vjec. Në një çantë sportive në Volksëagen dhe gjatë kontrollit në shtëpi, policia gjeti bizhuteri të shumta, ora luksoze, parfum, veshje dhe pajisje për vjedhje.
Sipas Shërbimit të Prokurorisë Publike, grupi mund të lidhet me gjithsej 17 vjedhje dhe 8 tentativa bazuar në kërkimet telefonike dhe të dhënat nga kamerat ANPR. Shqiptarët kanë goditur gjithashtu që nga tetori 2023 në Damme, Ruiselede, Leuven dhe Hasselt, ndër të tjera. Mark P. dhe kushëriri i tij Serxho O. 26 vjec, i cili kishte marrë me qira automjetin, ishin të pranishëm në shumicën e ngjarjeve. Prandaj rrezikojnë 4 vite burg. Klodian X. thuhet se ka qenë i përfshirë vetëm në vjedhjet në Hoegaarden dhe Ëemmel. Prokurori kërkoi për të 1 vit burg.
Mark P. pranoi se ka vjedhur për të shlyer borxhet e tij të lojërave të fatit në Shqipëri. Avokatja e tij Nadia Lorenzetti kërkoi lirim për gjysmën e vjedhjeve. Për pjesën tjetër, ajo këmbënguli për një dënim me kusht. Klodian X. kërkoi lirim për të gjitha akuzat. “Ai po vizitonte shokun e gabuar të fëmijërisë në kohën e gabuar, por nuk ishte në dijeni të aktiviteteve të të tjerëve”, tha avokati i tij Olivier Mostrey. Serxho O. nuk u paraqit në gjyqin e tij. Vendimi pritet më 19 nëntor.