Një 34-vjeçare ka kryer një kallëzim pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës.
Bëhet fjalë për një llogari në emër të saj në rrjetin social TikTok, ku i janë shpërndarë foto e informacione të pavërteta.
Policia thotë se ka nisur verifikimet dhe hetimet në lidhje me rastin.
Njoftimi i policisë:
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetase 34 vjeçare, e cila ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një llogari me emrin e saj, ku janë publikuar foto dhe informacione të pa vërteta. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.